
Paturpësia e Real Madrid nuk ka të ndalur. Përveç që ka bërë një çrregullim total të tregut të lojtarëve në futboll, krejt nga inati dhe paaftësia për të fituar trofe, e lojërave të pista gjatë blerës së lojtarëve, tash kërkon edhe tjetër hakmarrje ndah Barçës. Neymar zgjedhi Barçën para Real Madrid përkundër që kishte ofertë teper më të lartë si për vet lojtarin në pagë, si për Santos dhe pronarët tjerë të kartonit të tij. Real i kishte ofruar 12 mil. euro pagë vjetore + super-bonuse, ndërsa Santosit dhe partnerëve tjerë plotë 90 mil. euro. Real kur pa zyrtarizimin e Neymar tek Barça u shtang. Por, u trondit totalisht kur pa se Barça e kishte përfunduar tërë marrëveshjen me vetëm 57 mil. euro, që është 3 fish më lirë sesa që kishte ofruar. Perez u çmend fare kur mori vesh që Santos kishte përfituar vetëm 17 mil. euro, dhe pjesa tjetër ishte për 3 lojtarë të akademisë së Santos (9 mil. euro), si dhe për 3 kompani që kishin kartonin e saj, dhe një pjesë agjenti i lojtarit. Pra, Perez nuk u përmbajt fare, sepse për t'iu revanshuar Barçës për Neymar u detyrua ta blinte Gareth Bale për 101 mil. euro, kurse Barça me 57 mil. euro e bleu komplet kartonin e Neymar nga të gjithë pronarët e tij (3 kompani tjera) si dhe 3 lojtarë të ri nga Santos. Për këtë, Perez do të tentoj hedhjen në gjyq të Barçës, kinse për parregullësi në këtë transfer, sepse Perez s'mund ta beson ende që kaq lirë kushtoi Neymar + 3 lojtarë, kur vetë kishte ofruar 3 fish më shumë vetëm për të.